“Pezullimi i Ballukut ka të bëjë me mosvazhdimin e veprimeve ndërsa arrestimi me dëmin që është shkaktuar”, analisti: Kërkesa e SPAK, e drejtë

Analisti Edvin Kulluri i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se kërkesa e SPAK për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut është e drejtë pasi ka të bëjë me mosvazhdimin e veprimeve.

“Çështja e imunitetit ka të bëjë me një koncept të qartë. Qytetarët janë të barabartë të gjithë para ligjit. Mbrojtja parlamentare nuk është që t’i të vjedhësh dhe të mos shkosh në burg.Pse kanë kërkuar këta pezullim? Për një arsye. Si deputete ajo s’ka fuqi që të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat, por si ministre patjetër”, tha Kulluri.

Edvin Kulluri: Ne kemi ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur që kontrollin në drejtësi nuk është kryeministri por janë këto.

Rama dhe Berisha i kanë bërë në 2008 një goditje të madhe sistemit check &balance duke e kthyer Kuvendin në shtojcë të qeverisë.

Parlamenti shqiptar për turpin e vet ka 13 vjet që nuk kontrollon aktivitetin e ekzekutivit.

Më thoni një komision hetimor të mazhorancës dhe të opozitës, përvec atij me urdhër të Yuri Kim për inceneratorët. Më keq akoma, ka marrë në sundim dhe Këshillat Bashkiakë duke i marrë në zyrat e PS anëtarët për të firmosur për rrëzimin e Erion Veliajt.

Çështja e imunitetit ka të bëjë me një koncept të qartë. Qytetarët janë të barabartë të gjithë para ligjit. Mbrojtja parlamentare nuk është që t’i të vjedhësh dhe të mos shkosh në burg.

Pse kanë kërkuar këta pezullim? Për një arsye. Si deputete ajo s’ka fuqi që të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat, por si ministre patjetër.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×