
Avokati Altin Kaziaj, i ftuar në “Studio24” në News24 foli për nismën e mazhorancës për ndryshimet në kodin e procedurës penale.
Gjatë intervistës, Kaziaj ai u shpreh se një përfaqësues i latë i qeverisë është kapur duke vjedhur, ndërsa nënvizon se sipas tij kjo nismë është iniciuar nga kryeministri Edi Rama për rastin e Belinda Ballukut.
“Kryeministri ka interes të drejtpërdrejtë dhe s’mund të jetë subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese… A ndodh për të parën herë? Por çfarë halli ka kryeministër? Qoka e fundit e Engjëll Agaçit, para se të jepte dorëheqjen Engjëll Agaçi bëri një procedurë. Është qokë. Askush nga gjyqësorë nuk kanë kërkuar zëvendësimin. Është kërkuar marrja e masave.
Unë e shoh se kanë marrë kompetencat e një të zgjedhuri. Kërkohet marrja e masës si ministre apo zv.kryeministre për aq sa prokuroria e posaçme ka gjetur. Institucioni i ministrit vazhdon. Para disa vitesh vetë zoti Rama ka emëruar dhe dekretuar persona të tjerë për të ushtruar funksionin e ministrit. Pushteti gjyqësor po kërkon që ministri ti përgjigjet drejtësisë për shkak të veprimtarisë së vet që ka shkelur ligjin duke vjedhur këtë vend. Propozimi i ligj-bërjes është për shkak të një emri. Është e turpshme që të mos marrim emra kur një ligj po propozohet për një emër të caktuar.
Një përfaqësues i lartë i qeverisë është kapur me duar në thes dhe nuk mund të thuash është diskurs kushtetues. Për çfarë inicioi kryeministri gjithë këtë nëse nuk do të ishte për Ballukun. Një person që është për mandatin e 4, nuk jep llogari kundrejt këtij populli. Ky person I vjen keq që do vijë pas tij…Vendimi është për të mos dhënë vendim. Një Gjykatë Kushtetuese mjerane që është lënë 4 me 4.”, tha ai.
and then