Shoqata Tirana “Nderi i Kombit” organizon “Sofrën Tiranase”/ Shkëlqim Hajdari: Sfida jonë, plotësimi i Muzeut historik të Tiranës

Shoqata  Tirana Nderi i Kombit ka organizuar “Sofrën Tiranase”. Në këtë aktivitet është çelur edhe ekspozita e piktorëve më të mirë të Tiranës.

Në këtë aktiviteti mbajti fjalën e tij edhe prefekti Shkëlqim Hajdari, i cili u shpreh se një tjetër sfidë që ka Tirana por edhe shoqata është plotësimi i Muzeut Historik të Tiranës.

“Sfida e dytë që ka Tirana dhe shoqata është plotësimi i Muzeut historik të Tiranës. Unë i garantoj gjithë qytetarët e Tiranës autokton që si prefekt i Tiranës, që në bashkëpunim me bashkinë atë banesë autoktone Tiranase ne do ta kthejmë në Muzeun historik të Tiranës”, tha ai.

Gjithashtu në këtë aktivitet do mbahet edhe koncerti “Sofra Tiranase”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×