SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Peleshi cakton sot datën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, shqyrtohet imuniteti i zv/kryeministres

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë sot urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Burime bëjnë me dije se në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×