“Sterilizimi”/ “U bëmë tre veta si grup kriminal për të vjedhur!”, Beqaj në gjyq: Kontrata mbaron më 8 mars, prokurorët të shkojnë ta shohin!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sot në seancë gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ironizoi akuzat që rëndojnë pas tij, për grup të strukturuar kriminal. Ai tha se prokuroria nuk ka hetuar procedurën e kontratës për çështjen e sterilizimit.

“Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh Beqaj para trupit gjykues.

Ai la të kuptohet se sipas tij, hetimi është i pabazuar në verifikim konkret të zbatimit të kontratës në terren, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Seanca u shty për një datë tjetër, pasi në sallë mungonin të dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×