“Zjarrfikëset nga Lushnja furnizojnë me ujë Fierin”, Korreshi te “Ligjet”: Po kalojmë mbi tulla! Si do hyni në BE mes ujërave të zeza?

Deputeti i PD Saimir Korreshi, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka ngritur shqetësimin në lidhje me zbatimin e projekteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Lushnje.
Ai ka shtuar gjithashtu se shqetësues është fakti në Fier me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi zjarrëfikëse nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

“Si ka mundësi që në Fier zjarrëfikësja e Lushnjes një javë rresht çon ujë për të pirë. Marrim 45 mln, po hyjmë në Europë, si i shpjegoni faktet që zjarrfikëset çojnë në Fier për të mbushur bidonët e ujit. Kam edhe filmimet.

Ujërat se ju keni edhe ujin e e pijshëm edhe ujërat e zeza. Se nuk dua të kaloj kështu, ne vëmë tulla për të ecur në ca lagje nga ujërat e zeza. Jua tregon ku të doni. Ju do hynë në Europë duke shkelur mbi ujërat e zeza? Na sillni tulla e blloqe të paktën.

A i ndiqni projektet kur zbatohen? Si funksionon projekti? Jepni fonde dhe leke, i tenderoni dhe ata hyjnë në Europë, e kontrolli projektin? Sepse kam konstatuar, që para 6 muajsh ka çarë rrugën në 2 krahët dhe atje kanë rënë kamionë nga puna e ujësjellësit. Se ne bëjmë 1 punë dhe prishim 8 të tjera”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×