“Ata që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, s’e bën dot ligji”, Berisha: Amendamenti Rama-Lubi Balluku, përpjekje për t’i shpëtuar pezullimit

Kreu i PD Sali Berisha, i ka konsideruar ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, si përpjekje për të shpëtuar nga pezullimi ministrat, zëvendës kryeministren dhe kryeministrin.

Ai ka theksuar se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi po tenton që të “shkelmojë” Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sali Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen. Në një akt anti kushtetues ka paraqitur amendamentin Rama-Lubia me të cilin kërkon t’i japë ministrit, zv kryeministrit dhe kryeministrit, mbrojtjen që Kushtetuta nuk ia ka dhënë. Ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe gërmën e Kushtetutës, sipas të cilit, për funksionet kushtetuese, Nuk e bën dot ligji atë që nuk e ka bërë Kushtetuta.
Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij. Në asnjë nen nuk tenton të mbrojë me mos pezullim, as kryeministrin. Pra Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën e Kushtetutës por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×