
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si është trajtuar çështja e ish‑drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. Rama i doli në mbrojtje Karçanajt, duke pohuar se shpreson që ajo të dalë e larë nga drejtësia.
Në një reagim politik, Berisha ka akuzuar Ramën se “ka respekt për Mirlindën sepse është Linda”. Sipas Berishës, AKSHI është kthyer në një “kopsht privat” për njerëz të afërt politikisht, ku konkurentë të pavarur, që përpiqen të hyjnë në gara sipas ligjit, “janë marrë peng”.
“Mbrojti Linda Ramën shkurt. Atë që e quan gjysma e tij më e mirë. Mirlinda ka zbatuar çdo urdhër, porosi të Lindës së Surrelit. Këtë e ka marrë vesh çdo njeri. E dinë të gjithë. Armand Frangun e kam denoncuar me dhjetëra herë, baxhanaku i Ramës, kunati i Lindës. Ky ka marrë qindra mijëra euro. I bëj thirrje Ramës që të pranojë krijimin e Komision Parlamentar ku të paraqitet dosja në të cilën dëshmitë e Geron Meçes fundosin jo vetëm Lindën e AKSHI-t por dhe atë të Surrelit.”, tha Berisha.
and then