“E vërteta është me UÇK”/ 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Begaj: Na kanë fyer! Ata që udhëhoqën luftën për liri, po përballen me akuza të montuara në Hagë

Presidenti Bajram Begaj ishte sot pjesë e seancës solemne që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, në nder të 18- vjetorit të pavarësisë.

Ai u shpreh se gëzimi i kësaj feste prek sot çdo shqiptar, ndërsa ka shtuar se Kosova sot ecën e sigurt drejt së ardhmes, pa harruar të shkuarën dhe sakrificat e bëra.

“Çdo familje shqiptare sot ndihet pjesë e festës, gëzimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe, Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësinë.

Ky përvjetor është dëshmi se Kosova është tashmë realitet.

Kosova ecën sot me hapa të sigurt drejt së ardhmes pa harruar të shkuarën dhe sakrificat e bëra.
Kosova është histori e jetuar suksesi që na bën krenar, ne dhe partnerët.
Mendimi ynë është me ata që dhanë jetën për liri, por edhe me ata që po përballen me një betejë të pa drejtë në Hagë! Ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen në Hagë me akuza të montuara, duke na bërë të gjithë të ndjehemi të fyer”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×