
Amir Rrahmani u dëmtua në ndeshjen e Napolit ndaj Romës, duke shqetësuar jo pak stafin. Napoli, ka bërë një postim pak më parë, ku tregon për situatën e mbrojtësit dardan.
“Pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes kundër Romës, Amir Rrahmani iu nënshtrua sot testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e majtë.
Mbrojtësi italian tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit”, shkruan Napoli.
Rrahmani pritet të mungojë dy muaj, çka do të thotë se ai nuk do jetë gati për Kosovën për ndeshjen e marsit ndaj Sllovakisë në Play Off të Botërorit.
and then