Kosova 18 vite shtet, Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se sot Kosova është një realitet i pakthyeshëm, me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik.

Ministrja shton se Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.

“Gëzuar Kosovë
Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë!
Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.
Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.
Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi.
Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.
Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.
Gëzuar Pavarësinë!”, shkruan Spiropali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×