
Në Prishtinë u çel ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një nismë kulturore dhe edukuese që sjell për publikun historinë e parasë shqiptare dhe të bankës qendrore përgjatë një shekulli.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ekspozita synon të tregojë jo vetëm historinë institucionale të Bankës së Shqipërisë, por edhe historinë e përditshmërisë së qytetarëve: si janë paguar, si kanë kursyer, si kanë përballuar kriza dhe si kanë ndërtuar stabilitetin dhe mirëqenien ekonomike ndër breza.
“Lehtësimi i transaksioneve do të bëhet nëpërmjet modernizimit të sistemeve të pagesave që ne po punojmë shumë. Në Shqipëri jemi bërë anëtarë të SEPAS që është sistemi unik i pagesave në Euro dhe Banka Qendrore e Kosovës po punon që së shpejti të jetë anëtare e SEPA-s projektet për dixhitalizimin”, u shpreh Sejko.
Përmes kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon që historia të mos mbetet vetëm për t’u parë, por edhe për t’u kuptuar dhe përjetuar, si një mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi financiar.
and then