
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar simbolikën e kësaj date për lirinë dhe sakrificën.
Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se 17 Shkurti “nuk është thjesht një datë”, por një kujtesë se liria fitohet me sakrificë, qëndresë dhe besim. Ai nënvizoi se sot Kosova meriton të festojë me kokën lart, në nderim të atyre që luftuan për lirinë dhe të çdo të riu që rritet me flamur e dinjitet.
Kryebashkiaku ndaloi gjithashtu te drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shprehur shpresën që procesi ndaj tyre të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.
“Gëzuar Kosovë – qofsh gjithmonë e lirë!” – përfundon mesazhi i tij, i shoqëruar me urimin: “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰❤️🇦🇱”
and then