“2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit”/ Igli Cara ngre alarmin: ‘Bombë’ ekologjike, jeta e çdo shqiptari në rrezik (VIDEO)

Deputeti i PD, Igli Cara nëpërmjet një video në Facebook ka denoncuar situatën problematike të mbetjeve në periferi të Durrësit.

Ai theksoi se 2800 tonë mbetje toksike janë stacionuar në periferi të qytetit dhe se janë një “bombë” ekologjike.

Jeta e çdo shqiptari është në rrezik shton më tej Cara.

“2800 tonë mbetje toksike të stacionuara në periferi të Durrësit janë një “bombë” ekologjike, jo vetëm për banorët e zonës! Kambanat e alarmit kanë kohë që bien, po t’i shtojmë edhe faktin, që asgjësimi i tyre do të bëhet në Shqipëri! Jeta e çdo shqiptari është në rrezik!”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×