
Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet për zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Balluku është marrë nga SPAK e pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokurorët e Posaçëm po kryejnë hetim pasuror për zëvendës kryeministren Balluku, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj.
Mësohet se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar të dhëna sa i përket pasurisë së Ballukut në disa institucione, përfshirë ILDKPI dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ndërkohë ka nisur hetim edhe në lidhje me kompanitë që kanë bashkëpunuar me ministren.
and then