
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka dalë në konferencë për shtyp para takimit ndaj Celje në Play Off të Conference League.
“Drita duhet të mos dalë nga identiteti i vet. Gjithmonë ne kemi përballë vetes motivim dhe objektivin që e kemi si ekip. Gjithmonë kur kemi funksionuar në aspektin kolektiv, kemi dalë të suksesshëm. Nuk jemi mbështetur në individualitetin e ndonjërit, por në kolektiv”.
“Pas ndeshjes me Drenicën ku janë vetëm tre ditë, kemi folur me futbollistët, kemi bërë analizë, ju kam thënë që nëse mbështetemi te grupi, do t’ia vështirësojmë punët kundërshtarit. Duhet të mbështetemi te njëri-tjetri në fushë. Duhet ta japim maksimumin”.
“Ne jemi këtu ku shumë skuadra ëndërrojnë të jenë. Edhe nëse vjen humbja, duhet të humbim me kokën lartë, duhet të mos dalim si frikacakë”.
and then