
Gjykata Kushtetuese pasi vendosi të rihapë procesin për Arben Frroku, i dënuar për vrasjen e Dritan Lamaj dhe pasi shqyrtoi ccështjen në fjalë, la në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm. Frroku është dënuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamajt. Pas një vendimi të Strasburgut, Kushtetuesja vendosi të rihapte çështjen dhe më pas të rrëzonte vendimin e marrë prej kësaj gjykate më 2018-ën.
Ndërkohë, në 17 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi që të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke rrëzuar kërkesën e Frrokut, për të vijuar dënimin me burgimit të përjetshëm.
Aktualisht Frroku ndodhet në burg në Holandë, ndërsa po kryen dënimin e tij në këtë shtet. Frroku ka pretenduar para autoriteteve holandeze se i rrezikohet jeta nëse transferohet për të kryer dënimin e tij në një burg shqiptar.
and then