Kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll/ Shoqërimi i 6 protestuesve, banorët para policisë: Hiqni dorë nga projekti, ose do bëhet kërdia!

Teksa sot banorët e Rrjollit u hodhën sërish në protestë dhe u përplasën me efektivët, 6 prej tyre u shoqëruan. Në shenjë kundërshtie për shoqërimin e protestuesve, mes tyre dhe një grua, banorët e këtij fshati po protestojnë para Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Një prej banoreve i bëri apel autoriteteve që të tërhiqen nga projekti për ndërtimin e resortit në këtë zonë, ndërsa ajo shtoi se nuk do të heqin dorë nga pronat e tyre.

“Po bëjmë 16 ditë që protestojmë. Policia na ka dhunuar, burra dhe gra dhe fëmijë. Ju lutem, ikni prej nesh, na u largoni nga toka jonë, toka e të parëve tanë. Ne nuk e lëshojmë tokën! Ju lutemi, ikni. Se do bëhet ndonjë kërdi e zezë prej rinisë tonë.”, tha një prej protestuesve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×