
Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit, Fatmir Mediu ka zhvilluar takime në Parlamentin Europian.
Gjatë vizitës së tij, Mediu u takua me eurodeputeten Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane.
Sipas Mediut, përfaqësues të PPE pritet të vizitojnë Tiranën në një mision faktmbledhës për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai zhvilloi gjithashtu një drekë pune me eurodeputetin Rihard Kols, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian.
Reagimi i plotë:
Bruksel: Parlamenti Europian
Kënaqësi të takohesha me Dolors Montserrat, deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore, grupi më i madh i partive në Parlamentin Europian.
Dolors dhe përfaqësues të Partive Popullore do të vijnë në Tiranë në një mision faktmbledhës për problemet e rënda me zgjedhjet, funksionimin e Parlamentit, krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe përdorimin e gjyqësorit. Të gjitha çështjet e ngritura nga Partitë Popullore dhe IDU janë në mbështetje të Shqipërisë dhe kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Ky mision faktmbledhës, pas vizitës së AFET-it (Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian) në Shqipëri, merr një vlerë shumë të rëndësishme.
Po ashtu, kënaqësi të kisha një drekë pune me deputetin e Parlamentit Europian dhe mikun tim, Rihard Kols, anëtar i grupit të Konservatorëve Europianë dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
and then