
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së fundit të Bashkimit Europian, duke theksuar se më në fund BE i ka treguar vendin Edi Ramës në lidhje me sulmet e tij të vazhdueshme kundër prokurorëve dhe gjykatësve.
Sipas Shehajt, në një reagim të paprecedentë, Bashkimi Europian i ka kërkuar kryeministrit të ndalë menjëherë sulmet ndaj drejtësisë dhe nxitjen e mosbesimit ndaj institucioneve të pavarura. Njëkohësisht, BE i ka bërë thirrje mazhorancës që të votojë sa më shpejt kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
Fjala e Shehaj:
Më në fund BE i tregon vendin Edi Ramës në lidhje me sulmet e tij kundër prokurorëve dhe kundër gjykatësve.
Në një reagim të paprecedentë BE i thotë Edi Ramës mjaft me sulmete kundër drejtësisë, mjaft nxite mosbesimin ndaj prokurorëve dhe gjykatësve
Dhe nga ana tjetër i bën thirrje që të votojë sa më shpejt kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mesazhi është i qartë, nuk durojnë më, nuk ka më, Belinda Balluku duhet të japë sa më shpejt dorëheqjen.
Nga ana tjetër i ftoj qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të na mbështesin. Kemi mbledhur mbi 60 mijë firma por duhet të arrijmë numrin prej 100 mijë.
Ju bëj thirrje të firmosni sa më shumë, shpërndajeni tek miqtë tuaj, tek shokët tuaj, është shumë e rëndësishme që t’i tregojmë opinionit publik, Kongresit Amerikan, Parlamentit Europian, që shqiptarët janë me drejtësinë.
and then