“Një biznes shpallet armik i qeverisë. U godit edhe News24″/ Crawford: Kjo largon sipërmarrjen nga Shqipëria. Mund të ketë persekutime të qëllimshme!

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford në studion e “Oponencë”, përballë Shpend Gashit dhe Anduena Llabanit në News24, foli për bizneset që goditen qëllimisht nga qeveria.

Crawford tha se bizneset të cilat përballen me persekutime të qëllimshme nga ana e autoriteteve, duhet të shohin të largohen nga Shqipëria dhe të investojnë në vendet fqinje ku klima është pozitive.

Mark Crawford: Ne të paktën e ngremë në sytë e publikut dhe qeverisë së vet që kjo nuk është e ndershme. Disa gjëra mund të jenë zgjidhur në prapaskenë nga qeveria. Nëse me qëllim qeveria mund të ketë persekutuar disa biznese, ata duhet të kuptojnë, ata biznese, që të investojnë jashtë, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, ose Mal të Zi. Një shqiptar që ka lek, nuk është i kufizuar, mund të shkojë ku të dojë.

Shpend Gashi: Qëllimi në këtë rast, siç është qëllimi për goditjen e News24, jemi ndër viktimat, është që të ikim. Rama versioni update 4.0 është; nuk më duhen më armiqtë këtu, por t;i çojnë mparatë jashtë në Gjermani, në SHBA, këtu më duhet moçali im. Si në Korenë e Veriut. Kim Jong Un nuk ka asgjë më pak apo më shumë seç ka patur Enver Hoxha. Paranojakë dhe defiçentë nga pikëpamja e burrështetasit, por mbyllen në bunker.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×