
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takimin e grupit parlamentar, ka komentuar nismën e propozuar nga Partia Socialiste në lidhje me pezullimin e ministrave, Kryeministrit, Presidentit dhe Avokatit të Popullit.
Berisha ka “shpërthyer” edhe ndaj 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që votuan pro pranimit të kërkesës së kryeministrit Rama në GJK mbi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kërkesë e depozituar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.
“Rama është i zgjedhur nga presidenti, se ai e jep dekretin, jo nga populli, nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi. Po shkel Kushtetutën. Kërkon të korruptojë gjykatësit e GJK që nuk mund të pranojnë kurrë një nen të tillë që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Ishin të pa karakter 4 gjykatësit që nuk votuan për masën e SPAK
Fiona Papajorgji, një ekstremiste ekstreme. Kur Kushtetuta të pezullon ty, pse nuk pezullohet Balluku, apo ka paguar? Sa të ka paguar ty dhe të tjerët? Rama për të shpëtuar ligjin që nuk qendon, thotë po ju përfshij dhe jju. Me mercenarë të llojit Papajorgji dhe Beci bën këto”, tha ai.
and then