“Tha nuk do të ulet me Ramën, sot është në tryezë por s’ka alternativë për Territorialen”, Salianji: Të jemi në shesh të premten, por PD…

Ervin Salianji, në mbyllje të fjalimit të tij gjatë takimit në Berat, tha se koha e rrotacionit ka ardhur, por PD duhet të bashkohet, pasi vetëm një PD e fortë mund ta mundë këtë qeveri.

“Koha e rrotacionit ka ardhur, koha e një brezi të ri ka ardhur. Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo nuk është betejë politike por një betejë për Shqipërinë”, tha Salianji duke kritikuar lidershipin e PD se një vit nga zgjedhjet lokale, nuk ka asnjë listë me kandidatët për kryetarë bashkie.

“Një vit nga sot ne do të jemi në fushatë elektorale dhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht 2 muaj më parë tha se nuk do të ulemi me Edi Ramën sot është ulur dhe nuk jep asnjë alternativë si do të jetë reforma territoriale, se kush do të jenë kandidatët për kryetar bashkie”, tha Salianji.

Në fund, ai u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit, si në cdo rast që ka kërkuar.

“Pavarësisht se i jemi përgjigjur PD për cdo protestë, por lidershipi I PD nuk po di ctë bëjë me pakënaqësinë e njerëzve që duan të largojnë dhe rrëzojnë Edi Ramën”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Rrotacioni nuk vjen vetë.  Ne si PD, sot duhet të ishim bashkë me pjesë të tjera të opozitës, bashkë me pjesë të tjera të shoqërisë për të prezantuar kandidatët e PD për kryetar bashkie. Një vit nga sot ne do të jemi në fushatë elektorale dhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht 2 muaj më parë tha se nuk do të ulemi me Edi Ramën sot është ulur dhe nuk jep asnjë alternativë si do të jetë reforma territoriale, se kush do të jenë kandidatët për kryetar bashkie.

Ne duhet të bëjmë të pamundurën të përballemi dhe me vjedhjen, dhe me bandat që ta bëjmë PD fituese në cdo cep të vendit. Nuk fitohet duke u qarë, por me besim, me rregulla partiake dhe me njerëz që frymëzojnë jo justifikojnë humbjen.

Pushteti i korruptuar ka frikë nga një PD e hapur dhe e bashkuar. Rama e do PD fiks si është sot dhe të bëhet lider global dhe të vijë vërdallë nëpër botë dhe të lërë këtu këta që korruptohen për llogari të Ramës dhe që e jep Shqipërinë në 2-3 duar për ta ndarë si plaçkë lufte. Ne duhet të bëjmë të kundërtën, sepse Shqipëria është në udhëkryq. Nga njëra anë është rruga që na con drejt këtij sistemi të korruptuar dhe nga ana tjetër rruga drejt një frymëmarrje të re.

Të bashkohemi, të hapemi, të ftojmë njerëz të rinj në parti. Vetëm një PD e fortë mund ta mundë këtë qeveri. Koha e rrotacionit ka ardhur, koha e një brezi të ri ka ardhur. Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo nuk është betejë politike por një betejë për Shqipërinë

Të premten të shkojmë në protestë më 20 shkurt  përsëri si në cdo rast që ka kërkuar, pavarësisht se i jemi përgjigjur PD për cdo protestë, por lidershipi I PD nuk po di ctë bëjë me pakënaqësinë e njerëzve që duan të largojnë dhe rrëzojnë Edi Ramën.

Ne do ti ofrojmë qartësi qytetarit shqiptar duke përmirësuar PD dhe duke bërë një PD që rrëzon autokracinë që nuk ka asnjë parti që mund ta rrëzojë.

 

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×