
Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Samsunspor në Play Off të Conference League.
“Sa i përket përgatitjes së ndeshjes, pritet të ketë ndonjë ndryshim, me vetë faktin se skuadra turke ka ndryshuar trajnerin pikërisht në prag të këtij ballafaqimi. Kjo do të thotë se janë vështirësuar punët dhe ndryshimet janë të mundshme.
Atmosfera është shumë e mirë, sidomos pasi vijmë pas dy fitoreve në kampionat. Kjo na jep vetëbesim shtesë. Presim mbështetje të madhe nga publiku, sepse përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme për ne”.
and then