U zbulua në doganën e Durrësit/ Mbi 7 ton miell i skaduar me destinacion kompaninë që prodhon pica të ngrira dhe bukë, Amore Pinsa Productions

News24 ka mësuar se mbi 7 mijë kg miell i skaduar, që u bllokua nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kishte si destinacion kompaninë AMORE PINSA PRODUCTIONS SHPK, me adresë në Durrës.

Kjo kompani, sipas të dhënave, merret me prodhimin dhe shpërndarjen me pakicë dhe shumicë të picës së ngrirë.

Gjithashtu, kompania me pronar shqiptarin Agron Dema dhe Vincenzo Salvo merret edhe me prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e bukës, si dhe të brumit të freskët të paketuar.

Një ditë më parë, Dogana e Durrësit i bllokoi kompanisë AMORE PINSA PRODUCTIONS SHPK 2.500 kg miell orizi dhe 5.150 kg miell për pica. Të dy produktet kishin skaduar që në prill të vitit të kaluar. E gjithë sasia e bllokuar e miellit do të asgjësohet nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×