
Befasi të mëdha në ndeshjet e para të Play Off të Uefa Champions League, të luajtur këtë të mërkurë.
Në mënyrë krejtësisht të papritur, Interi pëson disfatë 3-1 në Norvegji, ndaj një Bodo/Glimt që dukej super e motivuar dhe super në formë.
Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Fet pas 20 minutash lojë. Zikaltërit u kundërpërgjigjën me Espositon. Pjesa e dytë foli për Bodo/Glimt që realizoi me Hauge dhe Hogh, për të marrë kështu një fitore të madhe dhe për të shkuar në ndeshjen e kthimit në avantazhin e dy golave. Në sfidat e tjera, Brugge-Atletico u mbyll 3-3 ndërsa Olympiacos-Leverkusen përfundoi 0-2.
and then