“Zv.kryeministrja u kap me vjedhje, 50 mln euro te Tuneli Llogarasë”/ Berisha: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim qytetarët në Sukth. Në këtë Foltore, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zhytur në varfëri shqiptarët.

Gjithashtu theksoi se Zv.kryeministrja Balluku u kap me vjedhje dhe sot po tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet.

“Rrogat, pensionet ndihma ekonominë janë rritur shumë më pak se çmimet. Çmimet në Shqipëri, çmimi i ushqimeve bazë është 17 % më i lartë se mesatarja e vendeve të BE. Kjo ka sjellë zhytjen në varfëri të shqiptarëve. Dhe kjo sjell faktin e trishtë “ik bir se këtu nuk ushqehemi dot. Kjo qeveri ka vjedhur pasuritë tuaja. Taksat që ju paguani në çdo gotë uji që pini. Vetëm Porti i Durrësit ka një vlerë prej rreth 4 mln euro me truall e të gjitha, por këtë si Porti prej pesë vitesh e kanë Troplinët, portin e Peshkatarëve e mori Luca, një trafikant që ndiqej nga 5 shtete për trafik bashkë me një Dorjan Beu. Ndërtohen vila, parasja për ata dhe konton bankare fryhen dhe qytetarët marrin rrugët Zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë nisi me 50 të tunelit të Llogarasë. Këta guxojnë si askund në botë, në vend të paraqiten para drejtësisë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×