
“Kryeministri Rama na vuri përpara zgjedhjeve të imponuara”, kështu shprehen banorët e bulevardit “Epidamn” në Durrës, banesat dhe bizneset e të cilëve janë parashikuar, për t’u prishur për zbatimin e projektit “TID”. Të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre, banorët po firmosin edhe një peticion, me anë të së cilit kërkojnë që Bashkia dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të anulojnë vendimin për lirimin dhe prishjen e banesave të tyre.
Banorët e bulevardit “Epidamn” thonë se banesat dhje bizneset që do të shemben janë përzgjedhur në mënyrë klienteliste. Sipas tyre godinat ekzistuese po prishen, ndërkohë që në të njëjtën zonë janë hapur themelet për ndërtimin e objekteve të reja.
Po ashtu, banorët bëjnë të ditur se mbrëmjen e 18 shkurtit, kryebashkiakja Sako kreu një inspektim në lagjen e tyre, por shmangu takimet me banorët, ndaj këta të fundit nuk e kanë kuptuar ende qëllimin e vizitës së saj. Banorët paralajmërojnë se do të ndërmarrin akte ekstreme, vetëm që të mos i lirojnë pronat e tyre.
and then