“Kuvendi t’u japë deputetëve dosjen”, Shehaj: Taulant, duan t’i vënë prangat Ballukut!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se mazhoranca nuk pyet as për ligje e as për Rregullore në çështjet që lidhen me zëvendës kryeministren Balluku.

Shehaj: Dosja e SPAK duhet t’i shkojë çdo deputetit që të vihet në kushte për të votuar për çështjen e imuniteti. Po jo, kështu duhet bërë kjo punë. Është gjithçka në dorën tuaj zoti kryetar. S’pyesni as për ligje dhe procedura, bëni ça ju do qejfi. Është kërkesë për arrestim, Taulant, duan t’i vënë prangat, shqip (Ballukut). Ju quajeni leje bëjeni si të doni. Ka kërkuese nga SPAK për arrestimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×