Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll, shembet ura e Gjinikasit

Kjo është Ura e Gjinikasit në Moglicë të Maliqit, e cila është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit Devoll, si dhe nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dherave nga shpati i malit. Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve, Ura e Gjinikasit ka pësuar shembje në një pjesë të konsiderueshme të saj, duke u bërë e pakalueshme dhe duke lënë të izoluar banorët e disa fshatrave në zonën e Oparit të Poshtëm.

Burime për News24 bëjnë të ditur se përgjegjëse për mirëmbajtjen e Urës së Gjinikasit është kompania “Devolli Hydropower”, që ka ndërtuar edhe hidrocentralin mbi kaskadën e lumit Devoll. Në mungesë të investimeve, banorët e Gjinikasit kanë vendosur një pjesë metalike provizore mbi anën e shembur, për të kaluar automjetet, duke vënë në rrezik jetën e tyre, derisa kompania të kryejë investime të qëndrueshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×