
Ndryshe nga se pritej, në mesin e sezonit, Napoli e sheh veten totalisht jashtë çdo objektivi, jashtë Champions League, jashtë Kupës dhe shumë larg garës për titull në Serie A, madje për Hojlund edhe ky diskutim është i mbyllur. Danezi zbarkoi në Napoli gjatë verës si një emergjencë pas dëmtimit të Lukakut. Gjërat nisën mirë duke fituar menjëherë Superkupën italiane, por në këtë pikë të sezonit i mbetet vetëm të sigurojnë prezencën në Champions vitin e ardhshëm:
“Erdha këtu për të fituar trofe, të fitoja Superkupën ishte një provë e fortë se kisha bërë zgjedhjen e duhur. Gara për titull në Serie A? Janë në lojë edhe 39 pikë, nuk janë pak, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Në këtë pikë, Inter është favorit, kanë një trajner të mirë dhe një grup të jashtëzakonshëm. Objektivi ynë tani është të kualifikohemi në Champions”, u shpreh Hojlund.
and then