
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka quajtur ditën e sotme një nga më të rëndësishmet në politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e mbledhjes së Bordit të Paqes si një nga shtetet themeluese.
Ai u shpreh se Rama do të jetë një prej atyre që do të mbajë sot fjalën, ndërsa ka pasur edhe replikë me Gazment Bardhi, të cilin e akuzoi se nuk ka guximin të kërkojë falje, në lidhje me deklaratat e mëparshme kur tha se kreu i qeverisë nuk do të ishte në mbledhje.
Balla: Nuk ka raport në PE është rezolutë e përvitshme mbi bazën e gjetjeve të Komisionit Europian.
Drafti i paraqitur është në vlerësimin tim, më i miri ndër shumë vite.
Sot është një ditë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme. Duhet të kërkonit programit e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington. Rama do të jetë një nga folësit kryesorë. Ti i shkreti unë për ty dhe të shkretët këta për ty, por do të ta jap programin. Ato që the atë ditë janari këtu t’i falëm, por ti s’ke burrëri të kërkosh falje.
Rama do të flasë mes krerëve të vendeve të përfshirë në procesin e paqes.
and then