Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte i pranishëm të enjten, më 19 shkurt, ndërsa Presidenti i SHBA, Donald Trump thirri Bordin e Paqes në Uashington, D.C. Trump u shpreh mirënjohës për faktin se FIFA do do të ndihmojë për të mbështetur paqen në Gaza me një buxhet prej 75 milionë dollarë.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Europën, Norvegjia ra dakrod për Bordin e paqes. Kujtova se do më jepnin çmimin Nobel. Por nuk më bëhet vonë për të, po bëj më të mirën për të shpëtuar jetë.

Deri më tani janë mbledhur 2 miliardë dollarë për të suportuar Gazën. FIFA gjithashtu do të ndihmojë për të suportuar për paqen në Gaza me një buxhet prej 75 milionë dollarë. Synojmë të grumbullojmë 10 miliardë dollarë për “Bordin e Paqes”. 10 miliardë dollarë do të kontribuojmë  në një zonë që është shkatërruar nga lufta.

Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Cristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Gianni na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Gianni”, tha Trump.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×