“Vendimi 8-0 kundër Ballukut”, Bardhi i përgjigjet Ballës: GJK i theu hundën Ramës. Të flasësh ti për jurisprudencë, dy herë fundi i botës

Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Taulant Balla, duke deklaruar se “GJK i theu hundën Ramës”.

Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi Ballën për hipokrizi në lidhje me ndarjen e pushteteve dhe jurisprudencën, duke e cilësuar si “fundin e botës” faktin që Balla flet për këto parime.

Sipas Bardhit, Balla është përmendur në përgjimet e SPAK si person që ka ndërhyrë për çështje që lidhen me prona të sekuestruara.

Ai shtoi se drejtuesi aktual i SPAK ka detyrimin ta çojë përpara dosjen në fjalë, ndërsa akuzoi mazhorancën se kërkon “Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, jo atë të Shqipërisë”.

“Vendimi 8-0 kundër Ballukut”, Bardhi i përgjigjet Ballës: GJK i theu hundën Ramës. Të flasësh ti për jurisprudencë, dy herë fundi i botës

Bardhi: Të flas për ndarje pushtetesh njeri që është kapur në përgjimet e SPAK që ndërhynte për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës ky është fundi i botës. Është në përgjimet e SPAK si njëri që ndërhyn te prokurori i SPAK dhe drejtori i përgjithshëm i policisë.
Drejtuesi i SPSK sot, ka detyrë që atë dosje të mbajtur të fshehur a të fjetur, ta çojë para, se shqiptarët duhet të vijnë kush vjen në këtë foltore e bën teatër me ndarje pushtetesh.

Ju doni Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, jo atë të Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×