“Zagarë të Belindës”, Zegjine Caushi “shpërthen” në Kuvend pas deklaratës së Bardhit: Erdhe në Fier për xhin dhe qofte! Do mbahesh mend si ai që përdridhej…

Deputetja e PS Zegjine Caushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili i quajti deputetët e Fierit, si “zagarë” të Belinda Ballukut.

“Faleminderit Gazo që më përmende më në fund,. Nuk më besove o xhan kur ta thash te deti i Fierit. Erdhe në Fier vetëm për të pirë xhin në 2 të natës e për të shkëlqyer sytë. E për të ngrënë qoftë në lokalin e lagjes se nuk kishte lushnjar e Fierak që ta hapi derën. Ç’të bëri Roskoveci kur dole në Pazar? Ike më parë se të vijë për këtë do të mbahesh mend në Fier. Ti duhet të ma dish për faleminderit, doktori nuk të hoqi nga ai vend vetëm që mos më bënte qefin mua. Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×