Berisha i pajisur me maskë kundragaz! Demokratët i drejtohen Parlamentit pas tensioneve te Kryeministria

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së kreut të qeverisë.

Pas këtij momenti drejt protestuesve është hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt ambienteve të Kuvendit.

Sakaq, kryedemokrati Berisha është parë i pajisur me maskë kundragaz dhe së bashku me simpatizantët e PD i janë drejtuar në këmbë ambienteve para Parlamentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×