Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

Kreu i PD Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe i është drejtuar sheshit para Kryeministrisë për të nisur protestën e sotme.

Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës, ndërsa është shoqëruar nga eksponentë të tjerë demokratë dhe simpatizantë të partisë.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike për këtë vit, teksa ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×