
Teksa protesta e Partisë Demokratike vijon në ambientet e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, policia është përgjigjur duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Ky i fundit ka përfunduar edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, e cila në këtë periudhë ka edhe një numër më të madh të besimtarëve për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Sakaq, deputeti i PD Belind Këlliçi ka deklaruar se kanë në plan të vijojnë protestën sa më gjatë të jetë e mundur.
and then