Inter goditet rëndë, Lautaro 1 muaj jashtë, zikaltrit të “gjymtuar” ndaj Lecce-s

Inter ka marrë një goditje të rëndë, në prag të sfidës së rëndësishme në kampionat ndaj Lecces dhe duelit vendimtar në play off e Champions ndaj Bodo Glimt. Kapiteni Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së majtë, të marrë në sfidën e Champions ndaj Bodo/Glimt. Analizat e kryera në Rozzano paraditen e kësaj të premte konfirmuan problemin, ndërsa gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave.

Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë të paktën tre javë, me rikthimin që mund të shtyhet deri në një muaj. Kjo do të thotë se ai humbet ndeshjet e kampionatit ndaj Lecce dhe Genoa, sfidën e Kupës së Italisë kundër Como-s, si dhe kthimin e playoff-it në Champions. Pothuajse e sigurt edhe mungesa në derbin me AC Milan më 8 mars. Nëse Interi avancon në Champions, rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e 1/8-ave.

Situatë emergjente edhe në mesfushë për trajnerin Cristian Chivu. Kundër Lecces do të mungojnë të skualifikuarit Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu. Lajm pozitiv rikthimi i Davide Frattesi, ndërsa për Piotr Zielinski do të vendoset pas vlerësimit të fundit mjekësor.

Një moment delikat për zikaltërit, që duhet të reagojnë menjëherë për të mbajtur ritmin në kampionat dhe për të synuar përmbysjen në Evropë, por pa njeriun e tyre më vendimtar në sulm, zikaltrit pritet ta kenë tepër të vështirë. Chivu është I paralajmëruar. Tashmë do të jetë radha e Thuram-Pio Espositos dhe Bonny që të tregojnë vlerat e tyre në fushë, për të bërë të mundur, që të mos ndjehet sadopak mungesa e “El Toro” Martinez.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×