Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin

Milan ngeci në një barazim 1-1 përballë Como-s duke bërë që Inter të shkëputet akoma më shumë në krye, +7 pikë në raport me “djallin”. Lajmi i mirë për Allegrin ishte rikthimi te goli i Rafa Leaos.

Pavarësisht hendekut të madh, ylli portugez beson se gara për titull është ende e hapur, të paktën deri më 8 mars, datë në të cilën do të luhet edhe derbi, Milan-Inter:

“Ditët përpara derbit nuk del fare, qëndron në shtëpi. Është një javë më të vërtetë e çmendur, të gjithë duan bileta, të gjithë flasin vetëm për atë ndeshje që pa diskutim është ndeshja më e bukur e sezonit. Derbi është një çështje jetë a vdekje, unë dua ta fitoj”, u shpreh ndër të tjera Leao.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×