Lezhë, punonjësi humbi jetën duke riparuar defektin në shtyllë, procedohen penalisht inxhinieri elektrik dhe 2 elektricistë

Në vijim të informacionit të bërë publik një ditë më parë lidhur me humbjen e jetës së shtetasit M. P., me detyrë elektricist i OSHEE, janë zbardhur detaje të reja mbi hetimet.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedimi ka nisur ndaj shtetasit M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik pranë OSHEE-së, si dhe ndaj shtetasve K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricistë pranë kësaj shoqërie.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×