Miratimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas miratimit t= Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, pas diskutimeve të gjata që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas saj, ligji i ri synon të forcojë kapacitetet diplomatike të vendit, të modernizojë strukturat e shërbimit të jashtëm dhe të rrisë efektivitetin e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në një moment kyç për proceset integruese dhe sfidat gjeopolitike.

“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×