“Radikalizim të protestave”/ Këlliçi nga Parlamenti: Do t’i përgjigjemi dhunës së Ramës dhe Prodës në mënyrë proporcionale!

Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, nga Parlamenti ku edhe janë zhvendosur protestuesit, Belind Këlliçi tha se këto tubime do të radikalizohen.

Gjithashtu theksoi se dhunës së Ramës dhe Prodës do t’i përgjigjen “me të njëjtën gjuhë”.

“Shpërndarja ka ndodhur për shkak të gazi helmues. Është vështirë të menaxhosh një grumbull njerëz kaq të madh. Ka një bllokadë këtu te Xhamia, por do bëjmë maksimumin. Do të radikalizohen edhe më shumë protestat. Do t’i përgjigjemi dhunës së Ramës dhe Prodës në mënyrë proporcionale. me të gjitha mjetet dhe format që të lejon një parti politike dhe një popull opozita që ka të drejtë të protestojë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×