Rama në Borin e Paqes, Shehaj-mazhorancës: Jeni në shok, dridheni nga ankthi. A do jua shpëtojë Trump kryeministrin?!

Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj akuzoi ministren e Jashtme Elisa Spiropalin dhe mazhorancën gjatë seancës plenare të Kuvendit se nuk po punon për interesin e shqiptarëve dhe të shtetit Shqiptar.

Duke iu referuar pranisë së Kryeministrit Rama në Bordin e Paqes, Shehaj u shpreh në Parlament se ministrat dhe deputetët socialist “ishin në shok. Mazhoranca dridhej nga ankthi me sytë në telefon. Do e shpëtonte Trump-Ramën, apo jo?”.

“Sepse kështu është katandisur politika e jashtme shqiptare. Ju, znj. ministre, jeni në një konflikt interesi, jeni në një konflikt të pastër interesi. Për një arsye shumë të thjeshtë: sepse interesi i shqiptarëve është që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht të plotësohen kushtet dhe kërkesat e BE-së, që do të thotë mbështetja e drejtësisë.

Kurse interesi juaj është e kundërta, dhe në fakt ju po e bëni. Ju nuk po ndiqni interesin e shqiptarëve, ju po ndiqni interesin tuaj. Ju po merreni me drejtësinë, po sulmoni drejtësinë, po bëni ligje për të kufizuar dhe për t’i shpëtuar drejtësisë. Ju praktikisht po bëni totalisht të kundërtën”, theksoi Shehaj.

Sipas kreut të Mundësia, ambasadorët e akredituar në vendin tonë janë duke u interesuar më shumë për shqiptarët, se sa ata që populli ka zgjedhur me votë për t’i përfaqësuar në Paralament, të cilët kanë frikë nga drejtësia. Sipas Shehajt, me sulmet që Qeveria dhe mazhoranca po bën kundër drejtësisë, po pengon përparimin europian të Shqipërisë. Shehaj në fjalën e tij akuzoi edhe një herë mazhorancën se po mbron të korruptuarit që SPAK po i heton dhe se shumë shpejt, hetimet do të shtrihen edhe në zyrën e kryeministrit shqiptar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×