VIDEO/ Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas reshjeve të shiut që përfshinë vendin.

Këtë herë shembjet janë konstatuar në vendin e quajtur Arrat e Gurrës dhe sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës.

Për pasojë, në vendin ku ndodhi rrëshqitja, policia ka kufizuar lëvizjen e automjeteve vetëm me një korsi, duke vendosur semaforë për disiplinimin e trafikut.

Aksi Librazhd-Pogradec pësoi shembje edhe në janar të këtij viti te Kthesat e Dragostunjës, si pasojë e punimeve që po kryhen në këtë zonë, duke paralizuar totalisht qarkullimin nga juglindja drejt Tiranës apo anasjellas. Si itinerar alternativ për udhëtarët u vendos aksi Maliq-Lozhan-Gramsh, i cili po ashtu ka shembje të shumta në të gjithë gjatësinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×