Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja e vërtetë qëndron te qëndresa e pandërprerë në shesh dhe jo te largimi pas disa orësh.

“Shumë demokratë më thanë: ‘Adriatik, ejani bashkohuni me ne’, por unë iu përgjigja: të bashkohemi për çfarë? Nëse bëhet fjalë për të qëndruar në shesh dhe për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet, ne jemi këtu, dakord. Por nëse duhet të bashkohemi që pas dy orësh të largohemi sërish, këtë nuk e bëjmë,” deklaroi Lapaj.

Sipas tij, përmes qëndresës po i jepet jehonë çështjes në arenën ndërkombëtare dhe po rritet presioni ndaj aktorëve të tjerë opozitarë për t’iu bashkuar protestës.

“Me qëndresën tonë nuk po lejojmë që kjo plagë të mbyllet; përkundrazi, po ushtrojmë presion edhe mbi aktorë të tjerë opozitarë që të vijnë këtu dhe të përballen,” theksoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×