
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e së shtunës në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga Landi Puja.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes dy burrave dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Viktima kishte parkuar automjetin përpara banesës së autorit të dyshuar, ndërsa ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar 47-vjeçarit ta largonte mjetin nga hyrja.
Debati mes tyre është përshkallëzuar, dhe dyshohet se Alket Isufi i është përgjigjur me tone të ashpra. Në vijim, Landi Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur dy herë në zonën e zemrës.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi me iniciale R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
and then