
I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, Xhuljano Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.
Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.
Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngecur në mes të shkëmbinjve të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.
Gazetarja Eneida Petova raporton se i riu vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë edhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.
Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit, që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.
Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrrëfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrja e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.
Reagon Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, operacioni vazhdon pa ndërprerje
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas lajmit të dhe News24, lidhur me fatin e të riut. MM thekson se ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe operacioni vazhdon pa ndërprerje.
”Aktualisht në Osum mbeten akoma të angazhuar 25 efektivë të Forcave të Armatosura (Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, Regjimenti i Operacioneve Speciale, Policia Ushtarake) me pajisje të kërkim-shpëtimit”, thuhet në reagimin e MM.
Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.
and then