Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e 42-vjeçarit, i riu ngec për 10 orë në ujë, braktiset nga institucionet, tentojnë ta ndihmojnë vetëm banorët

I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, Xhuljano Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.

Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngucur në mes të shkëmbinje të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”,në hyrje të një shpelle.

Ai vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë dhe edhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit,që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.

Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrrëfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.

Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×