
Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Bucpapa, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në zonën e ish-parkut në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e Bucpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.
Gazmend Bucpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Bucpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e sharrës. Pasi kanë shkuar në shtëpi, Buçpapa është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima më ngacmonte shpeshherë dhe nuk më linte rehat. Ajo nuk është arrestuar nga policia. në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.
and then